back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 1 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetBasha dhe Alibeaj me parti të reja/ Jorida Tabaku: Kush nuk bashkohet...

Basha dhe Alibeaj me parti të reja/ Jorida Tabaku: Kush nuk bashkohet me PD i shërben Edi Ramës

Jorida Tabaku ka komentuar në emisionin “Çdo Kënd” nga Merita Haklaj, vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës.

Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat