back to top
27.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBasha nga Njësia 8, Tiranë: Angazhohemi për një Shqipëri që meriton më...

Basha nga Njësia 8, Tiranë: Angazhohemi për një Shqipëri që meriton më shumë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot disa takime me qytetarët e Tiranës, duke nisur nga njësia 8, aty ku është rritur, dhe më pas në zonën e Medresesë, ku bisedoi me banorë dhe sipërmarrës për vizionin dhe zgjidhjet konkrete që ofron programi i Koalicionit për zgjedhjet e 11 majit.

Në njësinë 8, Basha shoqëroi kandidatin për deputet Pëllumb Seferi në një bisedë miqësore me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e listave të hapura në këto zgjedhje, ku janë qytetarët ata që do të vendosin se kush i përfaqëson në Parlament.

“Mirëmëngjes nga zemra e Tiranës, me kandidatin tonë Pëllumb Seferi! Ju urojmë një ditë të mbarë!” – shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, ai vuri në dukje se problemi kryesor në Shqipëri nuk është mungesa e mundësive, por mungesa e një qeverisjeje që mendon për qytetarët.

“Ne nuk premtojmë gjëra boshe, por ofrojmë zgjidhje të realizueshme. Ndryshimi nuk është më një slogan, është një mundësi e vërtetë që vjen përmes votës tuaj më 11 maj,” – u shpreh Basha.

Program ekonomik për uljen e taksave dhe mbështetje për biznesin

Më tej, Basha vijoi takimet me qytetarët dhe sipërmarrësit e zonës së Medresesë, ku diskutoi mbi programin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik, i cili synon uljen e taksave, eliminimin e korrupsionit dhe fuqizimin e shtresës së mesme.

Ai prezantoi masat kryesore që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset:

9% taksë e sheshtë
9% tatim mbi të ardhurat personale mbi minimumin jetik
9% tatim mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël)
0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja
Detyrime ndaj pushtetit lokal jo më shumë se 1% e xhiros vjetore
Eliminimi i kontrolleve tatimore për bizneset e vogla
Zbatim i pullës fiskale, duke ofruar shërbimin kur dhe ku e kërkon tatimpaguesi
Rimbursim automatik i TVSH-së
Heqja e privilegjeve fiskale për investitorët strategjikë
Eliminimi i taksës Rama prej 240 lekë/litër, pjesë e çmimit të karburanteve

“Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të ofruar mirëqenie për çdo qytetar – mjafton një qeveri që mendon për ta,” – u shpreh Basha.

Ai përsëriti se fushata e Koalicionit Euroatlantik do të jetë derë më derë, pranë njerëzve, për të ofruar ndryshimin e vërtetë që Shqipëria ka nevojë. “Kjo është një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Zgjedhja është në duart e qytetarëve më 11 maj.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat