Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, nuk ka kursyer batutat për mustaqet e njërit prej aleatëve.
Mustaqet e Kujtim Gjuzit, duke janë se janë kthyer në refren mes kryeministrit Edi Rama dhe Berishës.
Gjithashtu ai u ndal te fjalët që Rama përdor për opzoitën, “zhabat”, “hardhucat”.
“Çfarë paraqet pala tjetër. Paraqet hardhucë, paraqet zhapikë, paraqet bretkosa, zhaba dhe së fundmi i ka ngelur në gojë “Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, ose bëj diçka se çmendet pas mustaqeve të tua o burr. Ku e kam Kujtimin? Ti Kujtim, se unë e ti dhe e njohim atë nga ana psikologjike, ja di arsyet, por tjetër punë ajo. Nuk është çështje e kësaj mbledhje”, tha Berisha.