Kim Min-jae po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Bayern Munichut.
Mbrojtësi korean duket se nuk është më pjesë e planeve afatgjata të kampionëve gjermanë. Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, përfshirë Bild dhe SPORT1, ai është kandidati kryesor për t’u larguar nga ‘Allianz Arena’ këtë verë.
Burime të Bild pranë klubit konfirmojnë se Kim nuk luan më një rol qendror në projektin e Bayernit pasi stafi teknik ka vendosur të mbështetet te dyshja titullare Dayot Upamecano dhe Jonathan Tah për qendrën e mbrojtjes, duke e lënë koreanin jashtë planeve kryesore.
Drejtuesit nuk janë plotësisht të kënaqur me paraqitjet e tij që nga transferimi nga Napoli, pavarësisht reputacionit dhe pritshmërive të larta me të cilat ai mbërriti në Munich. Performanca e tij nuk ka qenë në nivelin e parashikuar për një blerje të këtij kalibri.
Bayerni e ka nxjerr në shitje yllin korean dhe synon që nga largimi i tij të fitojë rreth 50 milionë euro.