back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniBDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

BDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

BDI ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa i kërkojnë që të “sqarojë pse Qeveria e shkel Kushtetutën”.

Deklaratat e djeshme të kryeministrit Mickoski dhe shpifjet e sërishme nga ana e tij tregojnë më shumë për hallin e tij sesa për BDI-në. Në vend që të japë llogari për rezultatet e dobëta të qeverisë në çdo fushë, nga ekonomia e deri te izolimi ndërkombëtar, ai merret me sulme boshe ndaj BDI-së.

Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, Mickoski duhet të shpjegojë: pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën dhe ligjin; pse po diskriminon shqiptarët; pse e përjashtoi diasporën nga përllogaritja zyrtare në kundërshtim me normat kushtetuese dhe ligjore; pse po e instrumentalizon KSHZ-në, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera për plane partiake e monoetnike; dhe pse me çdo vendim e kthen vendin mbrapa në kohën e para vitit 2001″.

“Nuk jemi të interesuar nëse jemi apo s’jemi në qeveri, por që ta çojmë vendin përpara, ta nxjerrim nga qorrsokaku. Me politika të vjetra nuk ecin proceset, me përplasje nuk ndërtohet e ardhmja. Kjo qeveri nuk është qeveri e qytetarëve, por e botës serbe, me orientim të qartë kah boshti Beograd–Moskë. Çdo vendim i saj e rrezikon kursin euroatlantik që shqiptarët dhe maqedonasit e kanë zgjedhur me shumicë absolute”, thonë nga BDI.Ndërsa sa për akuzat për krim dhe korrupsion, nga BDI thonë se përgjigjja është e thjeshtë.

“Urdhëroni dhe pranoni propozimin e BDI-së për veting të plotë. Mos mbroni oligarkët dhe mos bllokoni pastrimin e politikës nga krimi. Mos mbroni politikanët e korruptuar, kushdo qofshin ata. Le të ketë hetim për prejardhjen e pasurisë së çdo politikani dhe të çdo partie politike. Le të ketë hetim për procesin e privatizimit. Le të ketë hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit që kanë punuar nga viti 1945 e këtej, si OZNA, UDB-ja, SDB-ja, DBK-ja, UBK-ja, ANB-ja. Ky është propozimi i BDI-së, pranojeni. BDI është dhe do të mbetet garancia e stabilitetit, e përfaqësimit të dinjitetshëm dhe e së ardhmes evropiane të vendit. Mickoski le ta dijë: shpifjet nuk mbulojnë dështimet, e as orientimin e gabuar të kësaj qeverie. Përgjigjja e qytetarëve do të vijë në tetor dhe ajo do të jetë e qartë”, thonë nga BDI.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat