back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBE jep 60.5 milionë euro grant për linjën hekurudhore Durrës–Rrogozhinë

BE jep 60.5 milionë euro grant për linjën hekurudhore Durrës–Rrogozhinë

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen e grantit të Bashkimit Evropian me vlerë 60.5 milionë euro, për ndërtimin dhe modernizimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, pjesë e rëndësishme e “Korridorit VIII”.

Lajmi u konfirmua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se kjo linjë do të shërbejë si një nyje strategjike që lidh Shqipërinë me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke pasur përfitime jo vetëm civile dhe ekonomike, por edhe ushtarake.

“Qeveria shqiptare ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro për linjën hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, një nyje e rëndësishme kjo e ‘Koridorit VIII’… Investimi kap vlerën e 120.5 mln eurove dhe do mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve,” shkroi Balluku në rrjete sociale.

Projekti parashikon modernizimin e 34 km linjë hekurudhore, elektrifikimin, vendosjen e standardeve evropiane dhe arritjen e shpejtësisë deri në 120 km/h.

Financimi total prej 120.5 milionë euro do të mbulohet nga:

60.5 milionë euro grant i BE-së,

30 milionë euro kredi nga Banka Europiane e Investimeve (EIB),

30 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat