back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBE: Shqipëria ka përmirësuar zbatimin e IPA III/ 186 milionë euro menaxhim...

BE: Shqipëria ka përmirësuar zbatimin e IPA III/ 186 milionë euro menaxhim indirekt

Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në zbatimin e Instrumentit të Para-Anëtarësimit IPA III, sipas vlerësimeve të përfaqësuesve të Komisionit Evropian në Komitetin e Monitorimit Vjetor të IPA-s. Gjatë vitit 2024, është vlerësuar jo vetëm efektiviteti i projekteve të mbështetura, por edhe përballimi me sfidat në menaxhimin e ndihmës financiare nga BE.

Koordinatorja Kombëtare e IPA-s, Eridana Çano, theksoi se IPA III ka qenë një mbështetje thelbësore për Shqipërinë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së (acquis communautaire).

“Jemi në mes të zbatimit të IPA III dhe duhet ta trajtojmë këtë periudhë si vendimtare. Synojmë që deri në fund të këtij cikli të kemi jo vetëm reforma të avancuara, por edhe të kemi përfunduar negociatat e anëtarësimit në BE, për të qenë gati për anëtarësim deri në vitin 2027”, u shpreh Çano.

Nga ana tjetër, Zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti, e cilësoi menaxhimin e fondeve të IPA III si një provë të drejtpërdrejtë për kapacitetin e Shqipërisë si vend kandidat. Ai theksoi se Shqipëria ka tejkaluar nivelin minimal të bashkëfinancimit kombëtar të kërkuar nga BE, duke ofruar 27% në krahasim me 15% të kërkuar.

IPA III përfshin një buxhet total prej mbi 14.2 miliardë eurosh për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, ndërsa Shqipëria ka përfituar mbi 425 milionë euro nga ky program.

Fokusi i investimeve përfshin drejtësinë, administratën publike, konkurrueshmërinë, energjinë e gjelbër, inovacionin, bujqësinë dhe përfshirjen sociale — fusha që pritet të luajnë një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat