back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBegaj nga Samiti i Brdo-Brijunit: Anëtarësimi në BE është mision kombëtar

Begaj nga Samiti i Brdo-Brijunit: Anëtarësimi në BE është mision kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë dhe mbajti një fjalë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, i zhvilluar këtë të hënë në Durrës, ku liderët e rajonit diskutuan mbi sfidat e përbashkëta dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj e cilësoi integrimin evropian si më shumë sesa një objektiv politik, duke e përshkruar atë si një mision kombëtar për Shqipërinë.

“Integrimi në BE vazhdon të gëzojë një mbështetje masive në shoqërinë tonë, pasi pasqyron vlerat me të cilat identifikohemi: demokracinë dhe sundimin e ligjit. Shqipëria ka bërë përparime të prekshme dhe të matshme brenda një kohe të shkurtër,” u shpreh Begaj.

Hapat e Shqipërisë drejt BE-së

Kreu i Shtetit theksoi se vendi ka hapur tashmë pesë nga gjashtë kapitujt e negociatave dhe po avancon me reformat kyçe në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Synimi ynë është të përfundojmë negociatat teknike deri në fund të vitit 2027 dhe të bëhemi anëtarë me të drejta të plota të BE-së në vitin 2030,” deklaroi Presidenti Begaj.

Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit mblodhi së bashku presidentë dhe liderë të rajonit për të diskutuar mbi rrugën drejt integrimit evropian, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat