Analisti Roland Bejko analizoi dy figurat kryesore të skenës politike shqiptare, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se të dy kanë karakteristika të ngjashme si liderë karizmatikë me tendenca autoritare.
Bejko u shpreh se Berisha ka eliminuar demokracinë brenda PD-së, ndërsa Rama ka bërë disa ndryshime strukturore në Partinë Socialiste. Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga një sistem multipartiak në një sistem dypartiak dhe tani në një sistem multipartiak të dominuar.
Analisti shtoi se Rama në këtë periudhë i ka krijuar disa lehtësi Berishës, të padukshme, por të ndjera, duke ndikuar në ekuilibrin politik. Ai vuri në dukje se të dy liderët përdorin mediat për të dominuar opinionin publik dhe se Shqipëria funksionon si një sistem partitokrat, ku partia ka dominuar mbi shtetin dhe liderët kanë dominuar partinë.
Bejko nënvizoi gjithashtu se Rama ka bërë disa difuzione në mënyrën se si ndërtoi partinë e tij, duke ndryshuar disa aspekte nga modeli i Berishës, por karakteri i autoritar mbetet i pranishëm. Deklaratat e tij u bënë gjatë emisionit “Real Story”.



