back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Bëjmë aleancë me këdo që kërkon largimin e Ramës”/ Berisha ironizon Bashën:...

“Bëjmë aleancë me këdo që kërkon largimin e Ramës”/ Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij, PDIU, janë aleatë të çmuar, dhe se do të zhvillohen negociata serioze për zgjerimin e frontit opozitar me qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti. Berisha theksoi rëndësinë e bashkimit të të gjitha forcave opozitare për të arritur këtë objektiv.

Në lidhje me Lulzim Bashën, Berisha u shpreh se ai është në aleancë me Taulant Ballën dhe nuk ka vend në listat e PD-së për deputetë.

Ai e përshkroi marrëdhënien mes Bashës dhe Ballës si një “binom të pandarë si tymi dhe bloza”. Berisha gjithashtu vuri në dukje se mandatet e deputetëve aktualë të PD-së janë fituar me votat e demokratëve dhe se çdo veprim për t’u distancuar nga partia do të ishte i papranueshëm.

“Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar. Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë… Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë…

Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti… Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë… Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë”, u shpreh ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat