Nëndrejtoresha e shkollës “Harry Fultz” Brikena Baxhaku është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Brikena Baxhaku është thërritur në SPAK në lidhje me procesin hetimor që po zhvillohet për politikanin demokrat Belind Këlliçi, i cili është nën hetim për falsikim të diplomës së gjimnazit, të cilin e ka kryer në shkollën profesionale “Harry Fultz”.
Belind Këlliçi është thërritur disa herë në SPAK në lidhje me këtë proces hetimor. Ai i ka mohuar gjithmonë këto akuza duke u përgjigjur se edukimi është arma e tij më e fortë.