Belind Këlliçi paraqitet në SPAK.
Paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme vjen pas denoncimeve të depozituara.
Kujtojmë se Këlliçi ka bërë disa padi në SPAK.
Njëra prej tyre është ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për Erion Veliaj dhe Eco Tirana.
Siç ka njoftuar më herët Këlliçi janë 174 faqe për lidhjet e Ndranghetës me Veliajn dhe landfillin përmes Eco Tiranës.
Gjithashtu Këlliçi ka paditur në SPAK, ish drejtorin e Erion Veliajt, Mariglen Qato.
Sipas Këlliçit, QAto në konflikt interesi, ka punësuar njerëzit e tij të afër në bashki, ndërsa ka krijuar edhe një firmë ndërtimi, duke përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.