back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaBelinda Balluku humb në Apel/ Gjykata lënë fuqi pezullimin nga detyra

Belinda Balluku humb në Apel/ Gjykata lënë fuqi pezullimin nga detyra

Apeli i Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Çështja u shqyrtua nga trupa gjykuese e Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së bërë nga vetë Balluku për ndryshimin e masës së vendosur më herët ndaj saj.

Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, Apeli vendosi të mos ndryshojë vendimin e mëparshëm, duke e lënë në fuqi pezullimin nga detyra.

Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar edhe nga dy funksionet që mbante në qeveri: atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Çështja ndaj saj vijon të jetë në proces hetimi dhe pritet që në vijim të ketë zhvillime të tjera procedurale nga organet e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat