Një natë më parë në media qarkulloi lajmi se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, sot do të jepte dorëheqjen për shkak të hetimeve nga SPAK-u.
Beci mbrëmë, e mohoi menjëherë, duke ironizuar se do të zgjidhej president i Amerikës.
Ndërsa sot ai ka publikuar një video nga puna e tij, jo në zyrë por në terren, duke lënë të kuptohet se është ende në detyrë.
Beci u paraqit të premten në Prokurorinë e Posaçme ku dha deklarime për rreth 40 minuta para prokurorëve.
Socialisti është shprehur se është thirrur normalisht, ka dhënë shpjegime normalisht, ndërsa shtoi se s’ka asgjë që e ndal punën që ka nisur për zhvillimin e Shkodrës.
“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.”, tha Beci.