back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBeqaj përplaset me Vokshin te “Sterilizimi”/ Një anëtar në këtë komision bleu...

Beqaj përplaset me Vokshin te “Sterilizimi”/ Një anëtar në këtë komision bleu Centralin në 2009

Deklarata mepowerpoint, një kërkesë kjo e ish ministrit Ilir Beqja dhe një kundërshtim nga kryetarja e “sterilizimit” ka futur në ngërç komisionin.

Përveç debateve Beqaj ende nuk ka dhënë dëshminë.

Gjatë debatit me Vokshin , Beqaj, ka thënë se historia nis në vitin 2009,kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese.

Debati:

Ilir Beqaj: Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut

Alban Vokshi: SPAK jo ne

Beqaj: Jo jo ju më keni akuzuar. Sot u morët me jam apo jo më pak a më shumë i mençur. Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta demonstroj me zë dhe figurë. Është vetëm një foto.

Ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese. Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve.

Vokshi: E ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do të flasësh për të drejtat e tua apo komisionit?

Beqaj: Neni 13 pika dy tregon mënyrën se si merret vendimi, nuk parashikohet askund që vendimin e merr kryetarja. Më jepni një vendim për kërkesën që të vijojmë.

Vokshi: Mbase ke qenë në arrest dhe nuk e di që Kushtetuesja i ka rrëzuar ato nene, ia ka lënë në tagër pakicës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat