back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 29 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBeqja: Akuza është plotësisht e paligjshme/ SPAK na ka penguar të njihemi...

Beqja: Akuza është plotësisht e paligjshme/ SPAK na ka penguar të njihemi me dokumentacionin që kërkuam

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka hedhur poshtë sot akuzat e ngritura ndaj tij në seancën gjyqësore në lidhje me çështjen e kontratës koncesionare për furnizimin me instrumente kirurgjikale. Beqja deklaroi se hetimi dhe akuza ndaj tij janë plotësisht të paligjshme, duke u mbështetur në parimin e “gjësë së gjykuar”. Ai akuzoi SPAK-un se ka refuzuar t’i vendosë në dispozicion dokumente që, sipas tij, provojnë pafajësinë, duke penguar kështu të drejtën për një gjykim të drejtë.

Shkurtimisht, Beqja kundërshtoi akuzën mbi këto argumente:

1. Hetimi dhe akuza e ngritur nga SPAK, në kuadër të procedimit penal nr. 13/2020 për kontratën koncesionare të furnizimit me instrumente kirurgjikale, janë të paligjshme, pasi bien ndesh me parimin e gjësë së gjykuar.

2. Ky fakt konfirmohet qartë nga analiza e anës objektive dhe subjektive që kanë bërë prokurori E.B. i Prokurorisë së Tiranës dhe prokurorët K.B. dhe A.Ç. të Prokurorisë për Krime të Rënda në vendimet respektive të pushimit të çështjeve penale, më 19.09.2016 dhe më 05.06.2017.

3. Në vendimet e arsyetuara të sipërcituara, prokurorët shprehen se procedura e dhënies së koncesionit është kryer në përputhje me ligjin.

4. Këto vendime kanë marrë formë të prerë, duke përmbushur të gjithë elementët e parimit të gjësë së gjykuar. Janë vendime publike që konfirmojnë pafajësinë time.

5. Prej 18 muajsh i kemi kërkuar zyrtarisht SPAK-ut të na vendosë në dispozicion kopjen e vendimit të datës 05.06.2017, por deri më tani nuk na është vënë në dispozicion, duke shkelur procedurat ligjore.

6. Megjithatë, pavarësisht moszbatimit të ligjit nga SPAK, kemi arritur të sigurojmë kopje të këtyre vendimeve përmes Kuvendit të Shqipërisë, si rezultat i materialeve të administruara nga Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat koncesionare të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto vendime janë prova të pakundërshtueshme të pafajësisë sime dhe të paligjshmërisë së këtij procesi penal.

7. Mospërgjigjja e SPAK për vendimin e datës 05.06.2017 përbën një element të një procesi të parregullt ligjor. Mosmarrja në konsideratë e dy vendimeve të formës së prerë të pafajësisë, që ishin në fuqi në momentin e regjistrimit të procedimit penal nr. 13/2020, cenon parimin e sigurisë juridike.

8. Për rrjedhojë, regjistrimi i këtij procedimi penal është akt i pavlefshëm. Të gjitha hetimet që kanë pasuar janë të pavlefshme, dhe kërkesa e SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq, datë 29 mars 2024, është po ashtu një akt i pavlefshëm.

9. Vazhdimi i këtij procesi gjyqësor nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i një inkuizicioni ndaj meje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat