back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBergner: Pavarësia e SPAK, jetike për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Bergner: Pavarësia e SPAK, jetike për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, ka reaguar me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Reagimi u publikua nga vetë Ambasada Gjermane në Tiranë.

Në deklaratën e tij, ambasadori vlerëson punën e bërë nga Altin Dumani gjatë udhëheqjes së SPAK, duke theksuar se institucionet e drejtuara nga ai kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe i partnerëve ndërkombëtarë në punën e SPAK e thekson këtë në mënyrë mbresëlënëse,” – thekson Bergner.

Sa i përket procesit të përzgjedhjes së kreut të ri, ambasadori Bergner thekson rëndësinë e një procedure transparente, të bazuar në meritë dhe të lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

“Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të reflektohet si në procesin e përzgjedhjes që sapo ka nisur, ashtu edhe në veprimet e përditshme të institucioneve ekzekutive dhe legjislative është një kriter kyç për Gjermaninë sa i përket sundimit të ligjit dhe përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” përfundon ambasadori.

Ky mesazh vjen në një moment kur Shqipëria është duke vijuar procesin për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, një hap i rëndësishëm për konsolidimin e drejtësisë dhe besimit qytetar në institucionet e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat