back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Ardi Veliu plaçkiti laptopët e gazetarëve me urdhër të Ramës

Berisha: Ardi Veliu plaçkiti laptopët e gazetarëve me urdhër të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot Edi Ramën dhe kreun e Policisë, Ardi Veliu, për plaçkitje të kompjuterëve dhe laptopëve të gazetarëve gjatë situatës së jashtëzakonshme nga zjarret në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se urdhëri për marrjen e pajisjeve është dhënë nga Rama dhe zbatuar nga Veliu, duke përmendur se në këto kompjuterë ndodheshin dosje që lidhen me Olsi Ramën, Lubi Ballukun, Taulant Ballën dhe qeveritarë të tjerë. Sipas tij, ky akt përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Është një akt i drejtuar direkt nga Edi Rama, një përsëritje e ngjarjeve të mëparshme ku gazetarë si Elton Qyno u sulmuan dhe u plaçkitën. Shqipëria nuk do të ishte në mëshirën e flakëve po të mos ishte një qeveri plaçkitëse,” deklaroi Berisha.

Megjithatë, Berisha shprehu falënderime për zjarrfikësit, qytetarët dhe misionet ndërkombëtare që po ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, duke theksuar sakrificën e tyre në kushtet më të vështira.

Zjarret kanë përfshirë dhjetëra zona në vend, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe duke shkatërruar mijëra hektarë pyje, toka bujqësore dhe pasuri të gjalla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat