back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Daniel Shima, zyrtari që zbuloi skandalet e AKSHI-t, u torturua për...

Berisha: Daniel Shima, zyrtari që zbuloi skandalet e AKSHI-t, u torturua për 4 orë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot ndërhyrjen e Lindës, bashkëshortes së Edi Ramës, në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar këtë si pjesë të menaxhimit privat të institucionit nga Kryeministri dhe rrethi i tij i afërt.

Berisha përmend rastin e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i AKSHI-t, i cili sipas tij ka qenë i vetmi zyrtar që kishte njohuri të plota për aktivitetet e dyshuara brenda institucionit. Shima, thuhet se u rrëmbye dhe u torturua për rreth 4 orë, pas deklaratave që kishte bërë për aktivitetet e brendshme dhe ndërhyrjet e Lindës në tendera.

Ish-kryeministri akuzon gjithashtu prokurorinë dhe policinë për mosveprim dhe heshtje ndaj kërcënimeve të Shimës, duke theksuar se ky rast nuk është marrë në shqyrtim publik dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Kryeministri Rama.

Berisha kërkon transparencë të plotë për tenderat e AKSHI-t dhe mbrojtjen e individëve të përfshirë nga autoritetet, duke paralajmëruar denoncime të mëtejshme mbi këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat