back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha denoncon censurën dhe manipulimin e mediave për çështjen "Aruba"

Berisha denoncon censurën dhe manipulimin e mediave për çështjen “Aruba”

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot në konferencë për mediat se opozita ka vepruar me përgjegjësi në parlament dhe nuk ka rënë në kurthin e skenarëve të përgatitur nga mazhoranca.

Berisha theksoi se sjellja e deputetëve socialistë dhe ministrave të qeverisë ishte e planifikuar, ndërsa opozita reagoi duke mbrojtur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit:

“Asnjë deputet socialist nuk kishte përgatitur një fjalë. Që të gjithë kishin ardhur në funksion të atij skenari provokimi. Por nëqoftëse njeriu provokon me Kushtetutën, me rregullat e parlamentit dhe ka të tjerë që thonë se opozita ra në kurth, unë u them: opozita mbron Kushtetutën, opozita mbron parlamentin dhe rregulloren, dhe u përgjigj në mbrojtje të saj.”

Berisha shtoi se opozita do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore dhe ka dorëzuar kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese:

“E dorëzuam dhe në Gjykatë Kushtetuese dhe natyrisht kjo është një kërkesë e ligjshme. Sigurisht që do insistojmë në kërkesën tonë.”

Ish-kryeministri kritikoi gjithashtu mënyrën sesi mediat e kontrolluara nga qeveria raportojnë për ngjarjet e fundit, duke denoncuar censurën dhe manipulimin e informacionit për takimin e tij në Aruba.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat