back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha denoncon: Rama dhe AKSHI kontrollojnë të dhënat e çdo votuesi

Berisha denoncon: Rama dhe AKSHI kontrollojnë të dhënat e çdo votuesi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e patronazhistëve, duke e cilësuar si “sistemin më kriminal të kontrollit elektoral” që, sipas tij, ka ndikuar në zgjedhjen e fundit parlamentare të 11 majit 2025.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe të drejtuesit të lartë të pushtetit për institucionalizimin e patronazhistëve, duke u shndërruar administratën publike në një “makineri elektorale”.

Sipas ish-kryeministrit, gjatë viteve 2023–2025 sistemi i patronazhistëve është  perfeksionuar në disa drejtime:

Administrata publike u përdor për të gjithë dhe kontrolluar votuesit.

Të dhënat personale të gjithë u mblodhën e shpërndanë nëpër shtabet elektorale të PS.

Database-i patronazhistëve administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me qasje të drejtpërdrejtë nga drejtues të PS.

Sistemi u aplikua si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.

Berisha theksoi se ky fenomen shkel Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe standardet e tjera të zgjedhjeve të lira, duke përmendur Kartën e Kopenhagenit dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Akuzat e Berishës lidhen edhe me gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit. Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan se partia në pushtet përdor burimet e pushtetit gjatë fushatës, duke përfshirë punonjësit e administratës dhe rrjetet e patronazhistëve si mjete ndikimi.

Raporti evidentoi gjithashtu “presion ndaj punonjësve dhe votuesve”, si “abuzim me të dhënat personale”, duke u ngritur serioze për integritetin e procesit zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat