back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha denoncon skandalin e Celibashit/ "350 kuti votimi janë marrë nga magazinat...

Berisha denoncon skandalin e Celibashit/ “350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin dhe zbërthimin me fakte dhe prova farsën zgjedhore të 11 majit. Nga selia blu, Berisha denoncoi skandalin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se ‘350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument dhe janë dorëzuar në një vend të administruar nga një ish-deputet i PS’. Ai denoncoi mungesën e dokumentacionit dhe e quajti procesin zgjedhor një farsë të shëmtuar që nuk do të njihet kurrë.

‘350 kuti votimi janë marrë nga persona pa asnjë dokument, vetëm në qoftë se i kanë pasur të fshehura, por aty asnjë dokument. Duket se nuk është lënë asnjë lloj mjeti dhe mundësie, thashë pa vepruar, për degradimin e plotë të zgjedhjeve në një farsë të shëmtuar’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ngriti pikëpyetjen në konferencën me gazetarët të zhvilluar këtë të martë, se ku shkuan 350 kuti votimi. Ai tha se i kanë kërkuar informacion kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit, mirëpo, ky i fundi i ka thënë që të shkojnë tua marrin rojes së ‘Iliria Guard’.

Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve Sali Berisha, deklaroi sot se pas përfundimit të denoncimit të farsës elektorale, PD do të ndërmarrë një analizë të thelluar me synimin për t’u modernizuar dhe hapur më tej ndaj qytetarëve. ‘Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim,’ u shpreh Berisha, duke nënvizuar se fokusi i menjëhershëm mbetet tek ekspozimi i parregullsive të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, vetëm pas këtij procesi, partia do të kalojë në fazën e reflektimit të brendshëm. Berisha la të kuptohet se PD po synon një hapje më të madhe për të përballuar sfidat e reja politike në vend.

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ‘ne po dokumentojmë farsën elektorale, pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët’.  ‘Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite. Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar. Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me median.

FJALA E PLOTE:

Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi.

Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e zgjedhjeve në mënyrë të plotë dhe totale.

Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin.

A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari.

Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit?

Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.

Dhe e fundit. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ.

Transferimi që kërkon të bëjë tek Ilirian Gardë, një sipërmarrje shtetërore e sigurimit të objekteve shtetërore, është qesharak dhe është thjesht një përpjekje për t’u fshehur, për të larë duart me një krim ndoshta të padëgjuar më parë.

PD disponon të gjitha mundësitë për të faktuar sa ato që unë shtrova pyetjet sot.

Por zoti Celibashi duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve sepse kemi të bëjmë me një akt të padëgjuar në 32 vite, por të paralajmëruar se ka ndodhur nga një seri demonstrimesh në të cilat kutitë me fletë votimi çdo gjë mund të ishin, por jo kuti të qendrave të votimit.

Pra, është një akt ky për të cilin me të drejtë ne kërkojmë transparencë të plotë.

350 kuti votimi janë marrë nga persona pa asnjë dokument, vetëm në qoftë se i kanë pasur të fshehura, por aty asnjë dokument.

Duket se nuk është lënë asnjë lloj mjeti dhe mundësie, thashë pa vepruar, për degradimin e plotë të zgjedhjeve në një farsë të shëmtuar.

Në pritje të këtyre përgjigjeve, ne do ndërmarrim edhe hapa të tjerë, por kjo farsë nuk do njihet kurrë. Kurrë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat