back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Deputetë të karteleve morën 130 mijë vota me kërcënim e blerje

Berisha: Deputetë të karteleve morën 130 mijë vota me kërcënim e blerje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur sot akuzat e tij të forta ndaj procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë një farsë të organizuar nga qeveria dhe kartelet kriminale. Sipas tij, Elbasani dhe Durrësi janë dy nga zonat ku “kërcënimi i vrasësve serial të karteleve” ka qenë më i madh.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se PD ka zgjedhur të fokusohet në këto dy qarqe për të kontrolluar fletët e votimit, si pjesë e një përpjekjeje për të denoncuar “dimensionet monstruoze të krimit elektoral”.

“Nuk është kollaj të marrësh një kuti dhe ta zëvendësosh me një tjetër. Por kjo ndodh kur gojët e njerëzve mbyllen me kërcënime për jetën. Ne kemi zgjedhur pikërisht zonat e karteleve për të treguar përmasat e manipulimit,” – u shpreh ai.

Berisha deklaroi se rinumërimi që po bëhet në disa zona është kërkesë e kandidatëve dhe jo qëndrim i Partisë Demokratike si institucion, duke theksuar se opozita ka një bindje të qartë për manipulimin:

“Vota vdiq pa hyrë në kuti. Kjo është farsa,” – tha ai.

Më tej, Berisha akuzoi një sërë kandidatësh dhe deputetësh të mazhorancës si përfitues të kësaj skeme të paligjshme, duke përmendur emra si Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho dhe Ani Dyrmishi, të cilët sipas tij “morën 130 mijë vota falë ndërhyrjes së karteleve”.

Ish-kryeministri shtoi se përveç kërcënimit dhe manipulimit të drejtpërdrejtë të votës, procesi zgjedhor është deformuar edhe përmes blerjes sistematike të votës, përmes:

Prokurimeve publike në vlerën e 500 milionë eurove

Pagesës prej 100 eurosh për 48% të votuesve, kryesisht pensionistë

Mbjelljes së 100 milionë rrënjëve kanabis në territor

Punësimeve masive para zgjedhjeve

Shfrytëzimit të patronazhistëve për të dhëna personale e presione

“Ata kanë përdorur çdo mjet për të deformuar rezultatin. Kjo është blerja më e hapur dhe më e rrezikshme e votës në këto 32 vite,” – deklaroi Berisha.

Në përmbyllje, Berisha u ndal edhe te qëndrimet ndërkombëtare, duke përmendur raportin e Këshillit të Europës, që sipas tij ka dhënë një “damkë të madhe për Shqipërinë”.

“Këshilli i Europës kërkoi ndarjen e partisë nga shteti. Ky është turpi më i madh që një vend mund të marrë në 32 vite demokraci,” – theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat