back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha dërgon Diellën në Kushtetuese

Berisha dërgon Diellën në Kushtetuese

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe drejtues i Partisë Demokratike, paralajmëroi se PD do të dërgojë urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Diella, si dhe vendimin e Kuvendit për ndryshimin e rregullores, i miratuar vetëm nga shumica.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha e cilësoi veprimin e Presidentit si “të pashembullt”, duke thënë se dekretoi një ministër virtual, inekzistent, në shkelje të Kushtetutës dhe në mënyrë të përulur ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm për detyrën, të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër ka pasur këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit,” tha Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu shumicën parlamentare se ndryshimet e rregullores u miratuan në mënyrë të shpejtë dhe të njëanshme, duke shkelur afatet dhe procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Berisha theksoi se procesi njëditor i ndryshimit të rregullores kishte vetëm një qëllim: t’i hiqej opozitës Komisioni i Integrimit, duke penguar kontrollin e proceseve të rëndësishme të integrimit dhe transparencën për publikun dhe institucionet ndërkombëtare.

“Integrimi është një proces kompleks, i gjerë, dhe këta janë vite dritë larg plotësimit të kritereve në çdo fushë. Ne do të bëjmë çdo gjë që zëri ynë të dëgjohet,” përfundoi Berisha, duke paralajmëruar për hapa ligjorë të menjëhershëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat