Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një takimi me drejtuesit e qarqeve iu ka kërkuar atyre që programin tjetër ekonomik ta hartojnë me grupet e interesit.
“Të nderuar drejtues të qarqeve, të gjithë programin tjetër ekonomik do ta hartoni ju me grupet e interesit në mbarë vendin.
Nuk do hartojmë ne programin e biznesit të vogël. Jo, do ta hartojë biznesi i vogël programin e vet.
Nuk do hartojmë ne programin për fermerët tanë, do e hartojnë fermerët tanë programin që e konsiderojnë më të përshtatshëm për suksesin e tyre.
Nuk do hartojmë ne programin e arsimit, do e hartojnë mësuesit, nxënësit, pedagogët, studiuesit, shkencëtarët.
Nuk do hartojmë ne programin e shëndetësisë, do e hartojnë mjekët, infermierët, qytetarët, të cilët përjetuan një rrënim të këtij sistemi.
Pra, them dhe njëherë, në të gjitha takimet, ju përqendrimin maksimal, detyrën maksimale pas organizimit do keni programin”, është shprehur Berisha.