Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme, duke theksuar se çdo proces zgjedhor me Edi Ramën në krye është, sipas tij, një farsë elektorale.
“Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale. A do marrim pjesë a jo, do vendoset më vonë,” deklaroi Berisha.
Duke e konsideruar të kompromentuar çdo proces zgjedhor nën drejtimin e mazhorancës aktuale, Berisha theksoi se transparenca do të jetë udhërrëfyesi i opozitës.
“Të gjitha do i merrni vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike,” shtoi ai.
Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur datën për zgjedhjet e pjesshme në disa bashki, por ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga PD lidhur me pjesëmarrjen në to. Opozita e drejtuar nga Berisha ka denoncuar vazhdimisht, siç ka bërë edhe në zgjedhjet e fundit të 2023 dhe 2025, manipulimin dhe deformimin e votës nga ana e qeverisë.



