back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha fans i Olsi Dados?/ Kreu i PD-së, me dy standarte për...

Berisha fans i Olsi Dados?/ Kreu i PD-së, me dy standarte për SPAK-un

Kreu i PD Sali Berisha ka zbutur deklaratat ndaj SPAK-ut.

Një reagim i tillë ka ardhur pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Berishës në SPAK ka edhe prokurorë të ndershëm.

Mes prokurorëve të SPAK ka njerëz kurajoz, të ndershëm, që zbatojnë dhe janë të gatshëm që zbatojnë të ligjin. Por absolutisht ka edhe njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova, për të shfajësuar kriminelë dhe unë kam folur me fakte. Kur them se SPAK është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj se çdo anëtar i SPAK është kriminel. Unë nënkuptoj ata që flenë mbi krimin, që janë marrë peng. Veliaj prsh u arrestua. Ka dhënë leje ndërtimi, atyre që i kanë bërë favore.

Por Veliaj është përgjegjës se ka firmën për djegësin që nuk ekziston. Djegësi është afera më e madhe e Veliajt. Pse duhet ta marrë të barabartë Altin Dumanin me Olsi Dadon, kur Dumani do që të asgjësojë demokracinë? Ishte dhe një xhelat i sigurimit të shtetit, që kishte njerëzit e vet që punonin tek Veliaj. Ky prokuror mori këtë dosje dhe firmosi. Aty i ndan Dumani dosjet, nuk ka kundërshti në këto që them unë. Çdokush që zbaton ligjin, ka respektin tim. Por përpjekja për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros është e gabuar”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat