back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 6 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKryengritje paqësore apo dhunë me molotov?/ Berisha flet për protestën e 12...

Kryengritje paqësore apo dhunë me molotov?/ Berisha flet për protestën e 12 marsit

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipëri, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një kryengritje paqësore të qytetarëve më 12 mars para Parlamentit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në një reagim të fortë publik, Berisha e ka cilësuar qeverisjen e Ramës si një “kohë diktature” dhe ka akuzuar kryeministrin për krime të rënda, përpjekje për grusht shteti dhe krijimin e mburojës ligjore për të shmangur përgjegjësinë:

“Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit.”

Berisha ka akuzuar gjithashtu marrëveshjen e Ramës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar si tradhti kombëtare për garantimin e pasaportave serbe për shqiptarët. Ai e ka theksuar se protesta nuk ka lidhje me individë të tjerë, por ka një qëllim të qartë: largimin e menjëhershëm të kryeministrit nga pushteti.

“Objektivi i saj është largimi i Edi Ramës me urgjencë nga pushteti. Një dhe vetëm një, do të jetë vetëm një. I panegociueshëm. Edi Rama ka zero legjitimitet në pushtet ndaj dhe duhet të largohet,” tha Berisha.

Ish-kryeministri ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe të tregojnë vendosmëri për të “shpëtuar Shqipërinë dhe rikthyer votën e lirë tek qytetarët”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat