back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha ftesë Ramës për debat publik/ “Hajde, ku të duash dhe si...

Berisha ftesë Ramës për debat publik/ “Hajde, ku të duash dhe si të duash”

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat publik.

Berisha ia ka lënë Ramës të zgjedhë vendin dhe mënyrën si e do debatin.

“Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë”, ështëshprehur Berisha.

Deklarata e Berishës:

Tani, ne kemi një objektiv, suksesin e qytetarëve.

Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të mëkëmbën në biznesin e tyre me punën e tyre, me djersën e tyre. Ulim taksën.

Nga rënia e taksës nga 23 në 10 përqind, fiton çdo biznes, çdo biznesmen, fiton çdo punonjës.

Me një të rënë të lapsit, punonjësve u rriten rrogat 13 përqind. Bizneseve u mbeten 13 përqind e fitimit për ta investuar, për të punësuar, për të zgjeruar biznesin.

Po ju do thoni po arka? Ne e bëmë njëherë këtë dhe në arkë jo vetëm që nuk munguan, por u shtuan. 6 muajt e parë morëm 300 milionë më shumë, në krye të mandatit dyfishuam të ardhurat.

Pra, kjo nuk pakëson, përkundrazi kjo shton të ardhurat, shton biznesin, tërheq investimet.

Ky vit është viti i diasporës dhe ju e keni parë me çfarë malli, me çfarë dashurie, me çfarë vendosmërie u regjistruan ata dhe do vijnë për të votuar për të ndryshuar Shqipërinë.

Por edhe Shqipëria do ndryshojë ndaj tyre.

Çdo familjar i juaji që dëshiron të kthehet në vendin e vet, do ketë 5 vite asnjë taksë.

Të vijë, të investojë ato fitime që ka krijuar, të punësojë edhe dikë tjetër, të vazhdojmë.

Këtu ka probleme të akumuluara.

Legalizimi. Kam firmosur një pakt, një kontratë me banorët për legalizimin. Dy janë pikat themelore të këtij pakti.

Nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit. Nuk kemi bërë ne.

Shteti duhet të jetë i drejtë. Dhe kur shteti është i drejtë, edhe qytetari e ndjek më shumë të drejtën.

Atëherë ne nuk bëjmë urbanizim para legalizimit. Ne do legalizojmë dhe garantoj të gjithë, se ato leje që këta u kanë dhënë, të gjitha do të quhen tapi dhe do i gëzoni përfundimisht.

Miq, e keni vënë re ju, që ai… më mirë të mos ia themi emrin, flet me vete çdo mëngjes dhe shpik emra. Por prisni dhe ju lutem është shumë e rëndësishme të kuptohet.

Pse e bën këtë ai? Ai e bën këtë sepse ka mashtruar, sepse ka krijuar këtë gjendje dhe tani do ta bëjë fushatën elektorale një shaka banale, një parodi, një diçka të pavlerë, në mënyrë që programin serioz që paraqesim ne para qytetarëve, ta krahasojë me banalitetet e tij.

Tani unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve.

Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë.

Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij.

Po, absolutisht.

Kuptova se ai nga mëngjesi gjer në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë ja pasaporta evropiane.

Por harron se ADN-ja e integrimit është ADN-ja e PD-së.

Kjo është e vërteta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat