back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha fton deputetët: Të kalojmë në veprime, të përgjigjemi fuqishëm ndaj Ramës

Berisha fton deputetët: Të kalojmë në veprime, të përgjigjemi fuqishëm ndaj Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua deputetëve të opozitës duke kërkuar një reagim të fuqishëm pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku sipas tij kryeministri Edi Rama dhe institucionet e lidhura kanë shkelur Kushtetutën dhe parlamentin.

“Ndaj të nderuar deputetë, ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime. Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin,” tha Berisha.

Ai e cilësoi aktin e Ramës si të pashembullt, duke theksuar se ishte parapërgatitur dhe se kalon kufijtë e imagjinatës:

“Ky akt tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë. Ai e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën. Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat. Në bashkëfajësi të plotë me të është presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim.”

Berisha shtoi se situata është e jashtëzakonshme dhe paralajmëroi se opozita do të marrë vendimet e saj për t’iu përgjigjur:

“Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht, në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm.”

Deklaratat e tij nënvizojnë tensionet e forta politike dhe thirrjen për veprime konkrete nga opozita, duke reflektuar klimën e acaruar pas miratimit të programit qeverisës dhe përfshirjes së ministres digjitale Diella në kabinet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat