back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBerisha gjobitet me 10 mijë lekë të reja/ Gjokutaj sulmon gjyqtaren Flojera...

Berisha gjobitet me 10 mijë lekë të reja/ Gjokutaj sulmon gjyqtaren Flojera Davidhi

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njëherazi kreut të PD, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pasi GJKKO vendosi të shtyjë sërish seancën për të vendosur mbi kalimin në gjyq ose jo të rastit “Partizani”.

Ai u shpreh se Berisha ishte gjobitur me 10 mijë lekë të reja pas rrëzimit të kërkesës së avokatëve të tij për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, edhe pse nuk kishte firmosur vetë kërkesën.

Gjokutaj nuk ngurroi t’i referohej Davidhit si “Irena 2”, duke e krahasuar atë me gjyqtaren tjetër Irena Gjoka.

“Sot ishte seanca ku ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimi ne gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa u bë nga ne avokatët dhe është gjobitur zoti Sali Berisha me 10 mijë lekë të reja, ndërsa ai nuk ka firmosur fare”, tha Gjokutaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat