back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Gjykata Kushtetuese shkeli ligjin për të larguar Sonila Bejtjan

Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli ligjin për të larguar Sonila Bejtjan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një akt “të turpshëm” dhe “skandaloz” në jurisprudencën shqiptare.

Sipas Berishës, gjykata ka shkelur ligjin e saj organik dhe ka injoruar opinionet e Komisionit të Venecias për të larguar gjykatësen Sonila Bejtja, e cila ishte emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Ilir Meta. Ai akuzon gjithashtu eksponentë të drejtësisë dhe presidentin aktual si përgjegjës për një proces që e quan “antikushtetues dhe antilegale”.

Berisha argumenton se vendimi për ndërprerjen e mandatit të gjykatëses Bejtja shkel dispozitat e Kushtetutës (neni 125, pika 6) dhe të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese (neni 86, pika 4), të cilat përcaktojnë përtëritjen e gjyqtarëve çdo tre vjet me një të tretën e trupës së gjykatës.

Ai shton se çdo kundërshti ndaj këtij ligji duhej të adresohej në Parlament, çka nuk ka ndodhur, dhe akuzon KLGJ-në për fshehje të informacionit mbi procesin e vetingut të gjyqtarëve.

Berisha përfundon duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve që sipas tij provojnë shkeljet dhe vendosjen e Gjykatës Kushtetuese si “notere të veprimeve antikushtetuese”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat