Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar ashpër për mënyrën se si kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpret fjalën e deputetëve të opozitës.
Sipas Berishës nuk mund të ndodhë kjo gjë kur thuhet fjala “hajdut”.
“Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilën kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria.
Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë hajdut, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje.
Por në qoftë se mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet”, ka thënë Berisha.