back to top
32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaBerisha: Gjyqtarja me pesë mbiemra është simboli i drejtësisë së kapur nga...

Berisha: Gjyqtarja me pesë mbiemra është simboli i drejtësisë së kapur nga pushteti

Me tone të ashpra dhe gjuhë të drejtpërdrejtë, Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj drejtësisë, kësaj here duke marrë në shënjestër një gjyqtare, të cilën e cilësoi si “llum njerëzor dhe llum gjyqësor”, dhe që sipas tij përfaqëson “fytyrën e vërtetë të Altin Dumanit, Ulsi Manjës dhe Edi Ramës”.

“Gjykatësja me 5 mbiemra, Gjoka-Maneku-Stërmaneku, është një mashtruese ordinere e denoncuar që 18 muaj më parë,” tha Berisha, duke shtuar se ajo ka ndryshuar identitete për të fshehur shkarkime të mëparshme dhe dënime në Greqi për vepra penale e civile.

“Ky person deklaron se nuk ka qenë kurrë i dënuar, ndërkohë që ka firmosur prokura për avokatët për t’u mbrojtur për çështje në Greqi. Mashtron në formularë, mashtron publikun dhe vazhdon të ulet në sallën e gjyqit, sepse është mbrojtur nga Troplini dhe struktura e Ramës.”

Berisha e lidh këtë skandal me atë që e cilëson si “amnisti institucionale ndaj krimeve zgjedhore”, duke përmendur farsën e zgjedhjeve të 11 majit dhe dosjet që, sipas tij, janë mbyllur nga prokurorë dhe gjyqtarë të lidhur me pushtetin.

“Troplini amniston krimet monstruoze zgjedhore dhe njofton bashkëpunëtorët e tij të largohen, pas sinjalit që ka ardhur nga prokuroria italiane,” u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri tha se ndaj kësaj gjyqtareje është hapur një çështje gjyqësore para një jave, por sipas tij “kjo nuk mjafton”, duke kërkuar largimin dhe ndëshkimin e saj si një akt drejtësie ndaj qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat