back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha i hap rrugë debatit në PD: Bardhi ose jo, grupi do...

Berisha i hap rrugë debatit në PD: Bardhi ose jo, grupi do të vendosë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat foli edhe për organizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

I pyetur nëse Gazment Bardhi do të vijojë të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të prerë, por e vlerësoi për punën e bërë deri më tani.

“Nuk po prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar. Funksionin do ta përcaktojmë në mënyrë demokratike. Gazment Bardhi, gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi ai që do të përcaktojë se kush do të jetë kryetar grupi,” tha Berisha.

Kjo përgjigje praktikisht lë të hapur garën për drejtimin e Grupit Parlamentar, duke i dhënë fund spekulimeve të fundit, por pa mbyllur përfundimisht çështjen e emrit. Në shtator, grupi do të vendosë zyrtarisht për kreun e ri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat