back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 4 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha i kërkon “ndihmë” Metës/ Kreu i PD nis vitin me të...

Berisha i kërkon “ndihmë” Metës/ Kreu i PD nis vitin me të njëjtën melodi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij për vjedhje të dokumentuara me akte zyrtare, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një “farsë elektorale” që, sipas tij, përbën motiv ligjor për rrëzimin e qeverisë.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë narrativën e tij politike mbi manipulimin dhe mashtrimin, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 2011 dhe videos së publikuar atëherë me ish-ministrin Dritan Prifti dhe ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta.

Sipas Berishës, shuma prej 700 mijë eurosh, e përmendur në bisedën mes Metës dhe Priftit lidhur me një dëm financiar ndaj një kompanie private, është manipuluar nga Rama dhe media pranë tij, duke u paraqitur si ryshfet. Ai pretendoi se regjistrimi është prerë dhe montuar për qëllime politike.

Berisha theksoi se, ndryshe nga ajo periudhë, sot sipas tij bëhet fjalë për shuma shumë më të mëdha të vjedhura, të cilat janë të dokumentuara me vendime zyrtare, firma dhe vula të institucioneve shtetërore, duke përfshirë kryeministrin, ministrat dhe familjarë të tyre.

Duke krahasuar proceset zgjedhore, Berisha deklaroi se zgjedhjet e vitit 2009 u vlerësuan nga OSBE-ODIHR si zgjedhje që përmbushën kriteret kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i dhënë vendit, sipas tij, një qeveri legjitime.

Në të kundërt, ai e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një farsë të plotë elektorale, duke pretenduar se shkeljet e konstatuara përbëjnë baza ligjore si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar për reagimin e opozitës.

Sipas Berishës, opozita shqiptare duhet të mobilizohet maksimalisht për largimin e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat