Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, lidhur me zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si lexime të gatshme nga zyra e kryeministrit Edi Rama.
“Natyrisht këta flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu edhe Bajrami, dhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo është e Edi Ramës,” tha Berisha.
Ai e cilësoi procesin zgjedhor si një farsë elektorale, duke nënvizuar se janë faktuar qindra mijëra shkelje të standardeve më elementare të zgjedhjeve të drejta, standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve të vendit.
Berisha thekson se qëndrimi i Celibashit, sipas tij, nuk reflekton realitetin e procesit dhe shërben vetëm si zë i zyres së kryeministrit Rama.