back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Irena Gjoka duhej të ishte prej kohësh në burg te 313-a

Berisha: Irena Gjoka duhej të ishte prej kohësh në burg te 313-a

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-gjyqtares Irena Gjoka, duke deklaruar se ajo duhet të ishte “prej kohësh në burg te 313-a” për shkeljet e supozuara gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas Berishës, Gjoka ka kontraktuar avokatin Altin Dumani dhe ka këshilltare Linda e Surrelit, ndërkohë që sipas tij, ajo ka pasur kontakte edhe me Ergys Agasin, i cili aktualisht është në ilegalitet.

“Është një super-delinkuente e cila ka zero moral ligjor dhe zero integritet profesional, e cila duhet të marrë ndëshkimin e merituar,” tha Berisha, duke shtuar se mbrojtja e Gjokës nga avokati dhe nga figura të caktuara të administratës së drejtësisë tregon një situatë problematike për sistemin gjyqësor.

Berisha kritikoi gjithashtu Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), duke thënë se ky institucion ka qenë i detyruar të përgjigjej brenda tre javësh, por nuk e ka bërë këtë për të zbatuar sipas tij “urdhrat e Edi Ramës”.

Ai e përshkroi veprimtarinë e ish-gjyqtares si amoralitet të plotë, duke theksuar se ajo mund të kishte gjykuar persona të pafajshëm dhe të zbatojë urdhra të dhënë nga kryeministri dhe këshilltarët e tij.

“Imagjinoni amoralitetin e plotë të saj me togën e zezë para një të akuzuari, çfarë pafytyrësie përfaqësonte ajo aty,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar veprimtarinë e Gjokës si një “turp për drejtësinë shqiptare dhe administratën e saj.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat