back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Karteli Çela kontrollon heroinën në Shqipëri, Elbasani është baza kryesore

Berisha: Karteli Çela kontrollon heroinën në Shqipëri, Elbasani është baza kryesore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja politike, ku pretendon se Shqipëria është kthyer në një qendër operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe se kartelet e drogës kanë fituar ndikim të madh në politikën shqiptare, përfshirë strukturat shtetërore dhe zgjedhjet.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara më herët nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Berisha tha se “Shqipëria është kthyer në qendër të veprimtarisë së organizatave kriminale të Europës, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme”.

Sipas tij, kartelet e drogës kanë nën kontroll portin më të madh të vendit, Durrësin, ku “asnjë kilogram kokainë nuk kapet”, ndërkohë që tonelata droge identifikohen nga antimafia italiane si të trafikuara përmes këtij porti drejt Italisë dhe Gjermanisë.

Berisha përmendi edhe “kartelin Çela” si kontrollues të heroinës nga vendet lindore përmes Elbasanit, të cilin e cilësoi si “kryeqytet të këtij karteli”.

Në një parashikim të frikshëm, ai deklaroi:

“Në delegacionin e radhës në BE, nëse këto kartele vendosin të fusin përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Stabilizim-Asociimit apo institucionet e tjera europiane, do ta bëjnë, sepse kanë qenë shumë aktivë në zgjedhje. Ata caktojnë ministra, deputetë, drejtorë policie, falë lidhjeve të forta me kryeministrin Edi Rama.”

Berisha akuzoi Ramën se bën “një jetë të dyfishtë”, duke pretenduar se ai takohet me trafikantë droge dhe vrasës në zyrën e tij, ndërsa përjashton kompanitë evropiane nga tenderat përmes mekanizmave si portali e-Albania, që sipas tij cenon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

“Kjo është një situatë dramatike, ndaj edhe qendra Martens dhe PPE po japin mbështetje kundër kësaj klime”, deklaroi Berisha, duke përmendur se Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar 6 rezoluta që denoncojnë këtë gjendje.

Ai mbylli deklaratën me thirrjen për të ruajtur parimet dhe për t’i thënë të vërtetën qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, pavarësisht “kërcënimeve dhe çmimit personal”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat