Kreu i PD-së, Sali Berisha po kërkon të përforcojë radhët e PD-së.
Në konferencën e sotme për mediat, Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe politikanëve të bashkohet në betejën e tyre.
“Cilido shqiptar, cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido që t’i organizojë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, i kam përshëndetur, i përshëndes dhe do i përshëndes.
Nuk kam asnjë pengesë.
I vetmi kusht është t’i shoqërojnë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim të përbashkët madhor: të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që në një mënyrë ose në një tjetër, po e shfaros farën e shqiptarëve, ose po e zbraz Shqipërinë, të themi me terma më të moderuara”, është shprehur Berisha.