back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMandati i përfundon në prill/ Berisha konfirmon: Nuk tërhiqem nga gara

Mandati i përfundon në prill/ Berisha konfirmon: Nuk tërhiqem nga gara

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e partisë, edhe pse mandati i tij aktual përfundon në prill të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Berisha u pyet nëse do të rikandidojë për një mandat tjetër. Ai u shpreh prerazi: “Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Absolutisht do të rikandidoj.”

Duke iu përgjigjur pyetjes për mundësinë që partia të drejtohej nga një përfaqësues më i ri, ndërsa ai të mbetej kryetar nderi ose supervizor, Berisha e përjashtoi këtë skenar: “Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.”

Zgjedhjet brenda PD-së në vitin 2026 zhvillohen në një moment kritik për opozitën shqiptare, ndërsa brenda partisë po diskutohen mënyrat e reja të lidershipit dhe drejtimi politik që duhet të ndjekë PD për të rikthyer besimin dhe influencën në skenën politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat