Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sot nga selia blu se PD do të përpiqet të hyjë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës përmes një koalicioni opozitar.
“Së pari, PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës,” tha Berisha, duke theksuar se do të kërkohet bashkëpunim me të gjitha partitë që ndihen opozitare. Ai shtoi se çështja e kandidaturës do të diskutohet më pas në kuadër të koalicionit.
“Nuk themi që ose të jetë kandidatura jonë ose s’ka koalicion, por të gjithë janë të vetëdijshëm që zëri kryesor në koalicion do të jetë PD,” theksoi Berisha, duke nënvizuar rolin udhëheqës të forcës që ai drejton.
Ai gjithashtu deklaroi se pas konsultimeve me aleatët do të prezantohet kandidati për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se Partia Demokratike ka disa kandidatë të shkëlqyer dhe nuk ka problem në gjetjen e emrit përfaqësues.