back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBerisha lirohet nga arresti/ Noka: Liria ka gjithmonë një çmim

Berisha lirohet nga arresti/ Noka: Liria ka gjithmonë një çmim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas lirimin të liderit demokrat, Sali Berisha, duke theksuar se kjo ditë ka një domethënie të madhe për lirinë dhe përpjekjet e demokratëve.

Në një deklaratë të tij, Noka ka theksuar se liria ka gjithmonë një çmim, dhe se demokratët, nën udhëheqjen e Berishës, kanë paguar çmimin më të lartë për këtë liri.

“Demokratët dhe Sali Berisha si lider i demokratëve e kanë paguar më shumë se kushdo tjetër çmimin e lirisë. Kjo ditë tregon se kush qëndron dhe lufton për të drejtat dhe të vërtetën, do triumfojë dhe fitojë,” tha Noka.

Ai e konsideron këtë moment si një fitore të madhe për forcën politike të PD dhe për drejtësinë, e cila, sipas tij, është gjetur në fund pas një përballjeje të gjatë dhe të ashpër me “regjimin dhe mafian ndërkombëtare të Xhorxh Soros”. Sipas Nokës, drejësia e kontrolluar nga Soros ka përpjekur të likuidojë PD-në dhe liderin e saj, por qëndrimi i fortë i demokratëve ka mundur të çlironte situatën.

“Falë qëndresës së demokratëve, Berisha është i lirë. Lufta dhe presioni i opozitës e detyruan narkodrejtësinë që të japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimit të liderit të saj,” u shpreh Noka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat