back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Muç Shaljani bëri fushatë për Hoxhën, Dani ishte truproja i Gonxhes

Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për Hoxhën, Dani ishte truproja i Gonxhes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një sërë akuzash të rënda lidhur me ngjarjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muç Shaljani, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në një deklaratë publike, Berisha tha se Shaljani dhe Dani kishin lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë, duke pretenduar se kishin marrë pjesë në fushata elektorale për ministra aktualë.

“Muç Shaljani ka bërë fushatë për ministrin Ervin Hoxha, ndërsa Gilmando Dani ishte truproja dhe financues i ministrit Blendi Gonxhe,” – deklaroi Berisha.

Ai shtoi se, sipas një “qytetari dixhital”, familjarë të Shaljanit zotërojnë pasuri të konsiderueshme dhe kanë lidhje me bizneset dhe strukturat lokale të Partisë Socialiste.

“Kjo tregon se narko-policia është kthyer në instrument të pushtetit dhe i shërben krimit,” – tha më tej Berisha, duke aluduar për konflikte të brendshme mes grupeve që, sipas tij, lidhen me pushtetin aktual.

As ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe as ministri Blendi Gonxhe , ende nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka konfirmuar se ka nisur verifikimet e brendshme për procedurën e rekrutimit të Shaljanit dhe ka pezulluar zinxhirin komandues të strukturës operative deri në përfundim të hetimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat