back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha “ndez” demokratët/ “Do fitojmë thellë, do kalojmë 600 mijë votat e...

Berisha “ndez” demokratët/ “Do fitojmë thellë, do kalojmë 600 mijë votat e 2023-shit”

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim me të zgjedhurit vendor demokratë, është deklaruar për një fitore në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka bërë një krahasim me vitin 2023. Sipas tij,  fitorja do të jetë më e thellë, duke kaluar kështu 600 mijë votat e 2023-shit.

“Në zgjedhjet e 14 majit 2023 ne hymë në zgjedhje pa vulë, pa flamur, pa emrin e kryetarit në fletë votimi, pa asnjë qindarkë financim. Pa përfaqësues tanë në gjysmën e komisioneve të numërimit.

Dhe ne si opozitë morëm 600 mijë vota, qindra mijëra këshilltarë. Fituam dhe disa nga bashkitë e vendit”, ka thënë Berisha:

Deklarata e Berishës:

Si fibra institucionale e pushtetit, krahas parlamentit, këshilltarët dhe qeveritarët tanë vendorë janë institucione jashtëzakonisht të rëndësishme të opozitës dhe PD-së.

Me zgjedhjen tuaj si drejtues të qeverive vendore dhe këshilltarë, u shënua një hap i madh në dy aspekte.

PD korrigjoi atë gabim fatal që bëri me zgjedhjet lokale të vitit 2019, por nga ana tjetër PD faktoi apo realizoi të paimagjinueshmen.

Në ç’kuptim? Në kuptimin më të vërtetë të kësaj fjale. Në zgjedhjet e 14 majit 2023 ne hymë në zgjedhje pa vulë, pa flamur, pa emrin e kryetarit në fletë votimi, pa asnjë qindarkë financim. Pa përfaqësues tanë në gjysmën e komisioneve të numërimit.

Dhe ne si opozitë morëm 600 mijë vota, qindra mijëra këshilltarë. Fituam dhe disa nga bashkitë e vendit.

Pra, zgjedhjet që ishin parashikuar të ishin eliminimi përfundimtar i opozitës si faktor elektoral, në fakt shqiptarët provuan të kundërtën.

E vështirë shumë, pavarësisht nga propaganda mashtruese e qeverisë, por unë u them ju se është shumë e vështirë të gjesh një rast të tillë në histori, ku një forcë politike, e privuar nga të gjitha këto, të arrijë një rezultat që arritëm ne me 14 maj.

Në një kohë kur narkoqeveria përdori çdo lloj mekanizmi, përdori shteti elektoral kriminal dhe bandat e tij, përdori propagandën mashtruese, të gjitha këto, por mbi 600 mijë votues shqiptarë votuan kundër saj.

Pse ndalem në këtë analizë?

Ndalem në këtë analizë më së pari për të shprehur bindjen time më të thellë se sot forca politike, e cila në ato kushte, shto edhe izolimin më të thellë, më të pamerituar, ia doli të marrë 600 mijë vota nga shqiptarët, në këto zgjedhje do jetë forcë politike e një fitoreje të thellë. E një fitoreje të merituar.

Nuk kishte asgjë më të pamundshme se në kushtet e një diskriminimi total, e një terrori të vërtetë banditesk, e një shteti kriminal elektoral, e akteve më brutale, me listat, me bandat, me patronazhistët, me aktivistët, etj, të votoheshe nga 600 mijë shqiptarë.

Në historinë elektorale të këtij vendi ajo do mbetet habia elektorale e PD dhe opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat