back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha ndjek Ramën/ Sulmon Gjykatën Kushtetuese

Berisha ndjek Ramën/ Sulmon Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si “strofulla e fundit e hajdutëve” dhe duke akuzuar anëtarët e saj se zbatojnë “në mënyrë kriminale urdhrat e Edi Ramës”.

Në një reagim të gjatë për publikun, Berisha tha:

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, dita e djeshme faktoi para secilit prej jush, para të gjithë shqiptarëve, para komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë botës se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj.
Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit.
Ata zotërinj dhe zonja, natyrisht jo të gjithë, dëshmojnë se janë të gatshëm jo të mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesat tuaja, por të shkelmojnë mbi ligjin, Kushtetutën dhe dinjitetin, moralin e vet. Vetëm e vetëm për të zbatuar përulësisht, në mënyrën më kriminale urdhrat e Edi Ramës.
Kjo ishte e treta herë që ajo gjykatë firmosi turpin e saj. Para ligjit, para interesit të një populli të tërë, para interesit të qindra mijëra fëmijëve shqiptarë që nuk ushqehen dot si duhet, para interesit të miliona shqiptarëve që braktisin vendin e tyre për shkak të shkatërrimit të vendeve të punës, para interesit të mijëra të sëmurëve që nuk marrin dot ilaçet sepse u vidhen paratë e ilaçeve nga zyrtarët që këta mbrojnë, por edhe para dinjitetit të vendit, këta janë turpi i vendit, turpi i kombit.
Kemi të bëjmë me një degradim të shkallës më të thellë që mund të ekzistojë. Me ambiguitetin e tyre tregojnë sa të pakarakter dhe të pafytyrë janë. Po ka turpe të tilla më të mëdha, sepse i nxirret dosja e Oltion Bistrit.”

Berisha akuzon Gjykatën Kushtetuese se po shkel Kushtetutën dhe ligjin për interesa personale dhe se po degradohet institucioni kryesor i drejtësisë në vend, duke e bërë Shqipërinë një “shtet hor, zuzar” para botës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat