back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha në mbrojtje të Veliajt/ “Dëshmitarët në çështjen Veliaj janë filtruar nga...

Berisha në mbrojtje të Veliajt/ “Dëshmitarët në çështjen Veliaj janë filtruar nga zyra e Ramës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe institucionit të drejtësisë, duke deklaruar se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, është keqtrajtuar gjatë izolimit dhe se ndaj tij është ushtruar presion i papranueshëm.

Nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ai u paraqit për të dorëzuar një shënim, Berisha deklaroi se një biznesmen i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ushtruar presion ndaj Veliajt në emër të asaj që e cilësoi “Klani Troplini”.

“Thuhet që e kanë keqtrajtuar. Në këtë vizitë, Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen që përfaqësonte Klanin Troplini. Ky ka shkuar dhe tek të tjerë për t’ju thënë: ‘Nëse flisni, kjo i ndodh gruas, kjo fëmijës’, etj.,” – u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarët për hetimet që po kryen Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt dhe Ilir Metës gjatë qëndrimit në paraburgim, Berisha tha se të dy rastet përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut.

“Me Erion Velinë janë sjellë në mënyrë të papranueshme. Edhe pse për të kam konsideratën më të keqe – për ligësi njerëzore nuk njeh rival, përveç Edi Ramës – ai ka të drejta që ia garanton Kushtetuta,” tha Berisha, duke akuzuar zyrën e shtypit të kryeministrit se po përdor emrin e Veliajt për të prodhuar deklarata të pavërteta në media.

Në lidhje me rastin e ish-presidentit Ilir Meta, Berisha tha se ndalimi i tij është pa prova dhe se ndalimi i kontakteve me familjen është çnjerëzor.

“Vetëm se dha një intervistë, i hoqën të drejtën për të komunikuar. Motra me tre fëmijët shkoi ta takonte, por një fëmijë u la jashtë. Jemi në sistem stalinist apo nazist?” – deklaroi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat