back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha në panik nga dëshmia e Metës/ Çfarë ka biseduar me Dritan...

Berisha në panik nga dëshmia e Metës/ Çfarë ka biseduar me Dritan Priftin para 21 Janarit?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar një kërkesë te Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të pyetur lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011, ngjarje kjo që shënoi një nga momentet më të tensionuara politike në Shqipëri. Meta ka deklaruar se disponon dëshmi dhe informacion që mund të ndihmojnë në zbardhjen e asaj dite, duke ofruar një perspektivë të brendshme mbi zhvillimet që çuan te dhuna dhe tragjedia e 21 Janarit.

I pyetur për këtë kërkesë, lideri i opozitës, Sali Berisha, nuk e përjashtoi mundësinë që Meta të ketë informacion të vlefshëm, duke shtuar se ai ka mbajtur postin e Zëvendëskryeministrit vetëm pak ditë përpara ngjarjes.

Berisha kujtoi një takim me Metën më 14-15 janar 2011, ku Meta i kishte thënë se do të jepte dorëheqjen dhe nuk do të shkonte në prokurori si Zëvendëskryeministër.

“Se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta më 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën time dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër”, tha Berisha.

Kreu i PD-së përmendi gjithashtu një bisedë me Dritan Priftin, pak ditë para 21 Janarit, kur nuk kishte dalë ende video-përgjimi mes Priftit dhe Metës në zyrën e ministrit të Energjetikës. Berisha tha se kishte këshilluar Priftin të nxirrte informacionin menjëherë sapo të dilte nga zyra e tij, duke nënvizuar se askush nuk mund të pengonte veprimet e tij,

“Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng”, theksoi Berisha.

Deklaratat e Berishës sjellin një dimension të ri mbi hetimet për 21 Janarin, duke nxjerrë në pah se Meta mund të ketë pasur dijeni të drejtpërdrejtë për ngjarjet dhe lëvizjet politike përpara protestës që përfundoi me dhunë dhe viktima.

Kërkesa e Metës për të dëshmuar te SPAK është pjesë e një rikthimi të hetimeve për 21 Janarin, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që urdhëroi rifillimin e rasteve të mbyllura më parë. Hetimet pritet të hetojnë jo vetëm shkakun e dhunës, por edhe përgjegjësinë politike dhe institucionale të personave të përfshirë në ngjarje.

Ky zhvillim ka nxitur debate të reja në publik dhe në radhët e politikës shqiptare, ndërsa pyetja që mbetet është se çfarë informacionesh konkrete do të ofrojë Meta dhe si do të ndikojnë ato në zbardhjen e ngjarjes së 21 Janarit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat