back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha nis luftën me Vjollca Hoxhën e Top Channel/ "Para se të...

Berisha nis luftën me Vjollca Hoxhën e Top Channel/ “Para se të sulmosh Fox News, kontrollo editorialet”

Sali Berisha ka reaguar me tone të forta ndaj mediave që sipas tij përpiqen të fshehin të vërtetat për qeverisjen e Edi Ramës dhe farsën elektorale të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka përmendur raportimin e Fox News, që e cilësoi kryeministrin Rama si “Ramaduro i Europës”, duke theksuar se kjo është një goditje serioze për liderin shqiptar.

Berisha i ka bërë thirrje Vjollca Hoxhës, që merret me editorialet pro-qeveritare, të bëjë kontrollin e duhur të rregullave të mediave botërore para se të sulmojë Fox News dhe autorët e raportimit. Ai thekson se titujt në mediat ndërkombëtare nuk imponohen nëse nuk qëndrojnë dhe i konsideron denoncimet e këtij lloji si hapa të rëndësishëm në luftën kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

“Armiku më i egër i njeriut është ai që i dhunon votën dhe fjalën e lirë. Beteja jonë vazhdon deri në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve,” tha Berisha, duke dënuar ashpër përpjekjet e mediave të kontrolluara nga qeveria për të errësuar realitetin.

Ai përmendi edhe denoncimet e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së kundër kartelave të drogës dhe e cilësoi këtë si një moment kyç, ndërsa paralajmëroi se Rama është në një garë të zezë me liderë si Nicolas Maduro, madje me disa aspekte edhe më keq.

Berisha premton se kjo betejë për të ndriçuar të vërtetat do të vazhdojë pa u ndalur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat