back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBerisha nis premtimet elektorale/ Nga falja e gjobave për dritat dhe ujin...

Berisha nis premtimet elektorale/ Nga falja e gjobave për dritat dhe ujin te ndërtimet pa leje

Kreu PD-së Sali Berisha ka nisur premtimet elektorale. Ai ka thënë se se të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin si dhe do të dëmshpërblejë të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje.

Më tej Berisha ka premtuar se nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për atë që ka, ashtu edhe për atë që nuk ka.

Deklarata e plotë:

Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale.

Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

Në këtë kuadër, çdo qeveri është e detyruar të rikthejë çdo gjobë të vënë bazuar në këtë ligj.

Por narko-shteti, narko-diktatura, e cila njeh vetëm vullnetin e padrinos dhe kreut të krimit, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vazhduar praktikën antikushtetuese të gjobitjes së qytetarëve dhe tani së fundmi bën sikur po i fal gjobat, në një kohë kur ato kanë qenë të gjitha të paligjshme.

Ndaj dënoj këtë mashtrim publik dhe garantoj çdo qytetar që janë gjobitur mbi bazën e atij ligji antikushtetues, nga data e hyrjes në fuqi gjer sot, se ata do të dëmshpërblehen, do u kthehet qindarkë për qindarkë e gjithë shuma e gjobës që kanë paguar.

Ftoj çdo qytetar të mos paguajë një qindarkë gjobë antikushtetuese.

Sikundër deklaroj se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Ftoj këto familje të mos paguajnë asnjë qindarkë, pasi këto gjoba do të jenë 100 përqind të falura.

Narko-shteti është një sistem gjobëvënës që nuk njeh ligje, as Kushtetutë, as moral.

Pikërisht mbi këtë faktor bazohet vendimi i qeverisë së ardhshme të PD, me të cilin kjo parti rivendos ligjin dhe Kushtetutën edhe në fushën e cituar më sipër.

Ftoj bizneset e vogla të mos paguajnë asnjë qindarkë KESH-it për gjobat absurde për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm.

Në 100 ditët e para, do të jetë ky një nga aktet normative më të rëndësishme që do dekretojë qeveria e ardhshme.

Prandaj dhe ky do jetë vendimi, pjesë e paketës të emergjencës ta quajmë, që do votojë mazhoranca e ardhshme pas zgjedhjeve elektorale.

Kam theksuar dhe theksoj se nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për atë që ka, ashtu edhe për atë që nuk ka.

E vetmja në botë është Shqipëria e Edi Ramës.

Çmimet do jenë të diferencuara ndjeshëm për minimumin e nevojshëm të energjisë së domosdoshme për jetën normale të një familje.

Nuk mund të paguajë pensionisti apo ai që jeton me minimum jetik pas vendosjes së tij njëlloj si zengjini apo rrogëlarti.

Do hyjnë në fuqi vendime dhe ligje të tjera.

Thashë dhe njëherë që ka një synim, një shpërndarje sa më përafërsisht të barabartë dhe të ndershme të të ardhurave dhe pasurive kombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat